Telegrafi.com - Teknologji
Vala 045
Ipko
 
   

Google ridizajnon makinën e vet të kërkimit

Pas shumë kohe Google po përgatit një variant më modern të makinës së kërkimit, mirëpo ajo edhe më tutje do të ketë pamje të thjeshtë.

Thashethemet e pak kohe më parë dolën të janë të vërteta, Google po përgatit ridizajnimin e parë të madh të makinës së saj të kërkimit pas shumë kohe. Edhe pse pamja ende nuk është përfundimtare, informatat e para në dispozicion tregojnë për një faqe më ndryshe të parë dhe paraqitje më të detajuar të rezultateve të kërkimit.

Pas futjes së shprehjes së kërkuar përdoruesit në anën e majtë kanë mundësinë e zgjedhjes së informatave më të detajuara si fotografi, video e të ngjashme. Pamja e re ende përmban pastërtinë dhe thjeshtësinë për të cilën njihet Google, e mund të provohet me futjen e kodit të veçantë JavaScript në shiritin e adresës së përzgjedhësit.

Një shembull konkret dhe të thjeshtë se si të bëhet kjo jep portali teknologjik Gizmodo, së bashku me vërejtjen se ky trik funksionon vetëm për google.com në origjinal, por jo edhe për versionet e lokalizuara.

Postuar: 14:10 / 26 Nentor 2009 | RSS

Komente (7)
TigRi:
Para 10 javëve:
Kush po thot qe nuk po shoh ndryshime kur po hi ne google ...!!! Po normal qe nuk ka a jeni ka e shihni qe osht tuj u pregadit e nuk e kan lansu hala.... dhe sa i perket dizajnit shum shum i mir veq ishalla sa ma shpejt e qesin
VaLONi:
Para 10 javëve:
ma mire hiq sen mos me ndryshu ka dizajni se sbon hiq :S:S se puna e dove dove tana hupen kejt se google-n e kan senin qe e din edhe qato me ja ndryshu tana skan qa bojn huhauaha
VaaLi:
Para 10 javëve:
Valla une po hie ne google, njejt kurgjo ndryshim spo shof! :S
shkodran:
Para 11 javëve:
shume send i fort amo kopje e Bing-ut a
Ideal:
Para 11 javëve:
Mjeshtri kerkah nuk je hiq!

Faqet e kerkimit te gjitha kan gati se te njejtin layout por BING dhe Google ndryshojne shume.

Mund te thuash kopje e Layot jo e dizajnit , permbajtjes etj...

ju flm.
Mjeshtri :
Para 11 javëve:
Kopje e Bing-ut.
Afrimi:
Para 11 javëve:
Shuume send i mire!
Komento




Vërejtje: Telegrafi.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
ProCredit Bank
Marketing
HP ProBook
Marketing
Raiffeisen Bank
Protoscar Lampo2
Protoscar Lampo2
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
038 551 990 | info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.