Chrome para Safarit
Sipas rezultateve të hulumtimit të kompanisë NetApplications, shfletuesi i internetit i kompanisë Google e ka arritur atë Safari të Apple nga pikëpamja e popullaritetit.Matjet e NetApplications janë bazuar në statistikat e mbledhura nga rrjetet e faqeve të caktuara të internetit. Në maje të listës ende gjendet Internet Explorer i cili mban 63.6 % të tregjeve, pasuar nga Firefox me pjesëmarrje prej 24.7%, e i treti është Chrome i cili është ngritur në 4.4%, duke arritur Safarin në vendin e katërt tani me 4.37% të tregjeve.
Në vendin e fundit në mesin e pesëshes udhëheqëse është Opera e cila mban 2.31% të tregjeve.