Telegrafi.com - Teknologji
Ipko
 
   

Kina ndalon faqet private të internetit

Shpërndaje
Postuar: 13:32 / 17.12.2009
Komente: 1
Kina ua ka ndaluar personave fizik që të regjistrojnë domene të reja të internetit dhe ka nisur aksion të madh të kontrollimit të miliona paraqitjeve personale në rrjet, në goditjen më të madhe të autoriteteve në vend, shkruan gazeta "The Financial Times".

Nga e hëna, të gjitha ata të cilët duan të regjistrojnë një domen në internet në Kinë duhet të paraqesin edhe lejen për punë dhe të dhënat për kompaninë e tyre. Edhe faqet ekzistuese shumë shpejt do të duhet të rregullojnë letrat e tyre sepse do të mbyllen me veprim të shpejt nëse nuk i përmbushin rregullat e reja.

Ofruesit e shërbimeve të internetit kanë njoftuar se tanimë kanë filluar me revizionin e bazave të klientëve të tyre, për të gjendur “përmbajtje potencialisht të rrezikshme, të paligjshme dhe të dëmshme". Ndryshe, autoritetet përdorin shprehjen “të dëmshme” në të shumtën e rasteve kur bëjnë censurim të interneti në Kinë. Nën të dëmshme nënkuptohet çdo gjë nga pornografia e deri tek aktivizmi politik.

Hapi i ri i kontrollit të internetit, të cilin autoritetet në Kinë po e zbatojnë në disa nivele, ka pasuar pak kohë pas bllokimit të tërësishëm apo të pjesshëm të rrjeteve online për shoqërim si "YouTube", "Facebook" e "Twitter", si dhe versioneve të tyre lokale.

ProCredit Bank
Marketing
Raiffeisen Bank
Mazda Shinari
Mazda Shinari
 
 
VIP
14:42 / 3.09.2010
Kaltrina Selimi

Kaltrina në pushime tek i fejuari në Londër

Këngëtarja Kaltrina Selimi, e cila ditë më parë realizoi videoklipin e saj të fundit të këngës “Harrom”, është d...
Teknologji
14:47 / 3.09.2010

Toshiba tërheqë laptopë

Toshiba raporton për tërheqjen e afro 41.000 laptopëvë në nivel global për shkak të problemeve të mundshme me nxehjen e...
Ekonomi
11:21 / 3.09.2010
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku

Memorandum për investimet e huaja

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në mbështetje të Bankës Botërore gjatë këtij muaji do të zhvillojë një kampanj...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.