Aston Martin Cygnet shfaq fytyrën
Para disa muajsh Aston Martin na e ka shfaqur maketin e automjetit të parë të tij kompakt për qytet - Cygnet. Britanikët tani kanë zbuluar se si do të duket edhe versioni serik i këtij automjeti.Nëse Cygnet ua përkujton modelin Toyota IQ, kjo është për faktin se Cygnet edhe në fakt është një Toyota IQ e përpunuar. Prodhuesi britanik i ekzotikes automobilistike i ka bartur vetëm disa elemente vizuale nga modelet e saja prestigjioze, si rrjeti i ftohësit dhe thithësi i ajrit.
Edhe në brendësi është ruajtur arkitektura e Toyotas, derisa dizajnuesit e Aston Martinit vetëm sa kanë avancuar kualitetin e materialit, me fjalë tjera, e kanë mbështjellë brendësinë me lëkurë.
Edhe pse në Aston Martin tani për tani nuk kanë lëshuar shumë informata teknikë, pritet të ketë motor 1.33 litërsh me benzinë të Toyotas.
Shitja do të duhej të fillojë deri në fund të vitit të ardhshëm, e Cygnet do të duhej të kushtojë rreth 22.000 euro.