Memorie të pasigurta USB nga Kingston
Kompania Kingston ua ka tërhequr vërejtjen shfrytëzuesve të modeleve të caktuara të memorieve të saj “të sigurta” USB se qasja e paautorizuar në të dhënat e ruajtura në to është e mundur.Sipas informatave në faqet zyrtare të Kingston, një person i shkathët me mekanizma të caktuar dhe qasje fizike mund të hyj në të dhënat e memorieve të saj “të sigurta” USB. Të goditura me këtë problem janë USB-të e emëruara DataTraveler BlackBox, Secure e Elite.
Kingston u bën thirrje pronarëve të memorieve problematike që t’i kthejnë mbrapsht në mënyrë që ato të rregullohen fabrikisht. /Telegrafi/