Italia censuron faqet me torrente
Pasi që diç më shumë se një vit më parë shfrytëzuesve të cilët kanë pasur qasje nëpërmes ofruesve të internetit ua ka ndaluar atë për faqen e Torrent Bay, Italia ka paralajmëruar planet e saj për bllokimin edhe të faqeve tjera me torrente.Gjykata Supreme e Italisë ka vendosur që pronarët e të drejtave autoriale mund të shtyjnë ofruesit e shërbimeve të internetit t’u bllokojnë shfrytëzuesve qasjen në këto lloj faqesh, përfshirë edhe ato janë të regjistruara jashtë Italisë.
Autoritetet italiane besojnë se në këtë mënyrë shteti do të arrij që pjesërisht ta ndalojë piraterinë, si aktivitetin kriminal të cilin e konsideron më të shpërndarin në vend. /Telegrafi/