Telegrafi.com - Teknologji
Ipko
 
   

Chrome bëhet shfletuesi i tretë

Shfletuesit Chrome të kompanisë Google i janë nevojitur vetëm 16 muaj që nga vendi i tretë të largojë atë Safari të kompanisë Apple, derisa humbësi më i madh gjatë vitit të kaluar ka dalë të jetë shfletuesi Internet Explorer i kompanisë Microsoft.

Fundin e vitit që e lamë pas Chrome e ka pritur me pjesëmarrje prej 4.63 për qind, derisa për herë të parë qëkur kompania Net Applications mat këtë segment të tregut Apple Safari ka rënë në vendin e katërt, dhe atë me pjesëmarrje prej 4.46 për qind.

Chrome fitimin më të madh në përqindje gjatë të vitit të kaluar e ka pasur në muajin dhjetor, 0.7 për qind, dhe këtë para së gjithash për faktin se në këtë periudhë është paraqitur versioni i këtij shfletuesi për kompjuterët Linux e Mac.

Vendin e pestë të listës së shfletuesve më të popullarizuar e ka zënë Opera e cila në muajin dhjetor të vitit 2009 është shfrytëzuar nga 2.4 për qind të përdoruesve të përgjithshëm.

Dy vendet e para tanimë në mënyrë standarde janë rezervuar për Internet Explorer në vendin e parë dhe Firefox në të dytin.

Mozilla Firefox fundin e vitit e ka pritur në vendin e dytë të listës së shfletuesve me pjesëmarrje prej 24.6 për qind, derisa, përkundër humbjes së madhe vendin e parë ende e ka mbajtur Internet Explorer, i cili ende ka 62.7 për qind të shfrytëzuesve.

Postuar: 15:47 / 4.01.2010 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
Raiffeisen Bank
BMW X3 M Sport
BMW X3 M Sport
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.