Telegrafi.com - Teknologji
Ipko
 
   

Lenovo paraqet smartbookun e vet të parë

Shpërndaje
Postuar: 11:45 / 5.01.2010
Komente: 0
Veç paraqitjeve të një numri të madh të kompjuterëve të vegjël netbook, viti i kaluar është vërshuar me paraqitjen në treg të laptopëve edhe më të vegjël, atyre smartbook. Lenovo ka paraqitur lojtarin e vet në këtë kategori.

Lenovo kinez ka paralajmëruar një varg pajisjesh për panairin e radhës të elektronikës shpenzuese CES 2010, e në mesin e laptopëve, netbookëve dhe pajisjeve tjera është gjetur edhe një smartbook.

Karakteristikat e smartbookëve janë vet kompaktësia e tyre e jashtëzakonshme; këto pajisje u ngjajnë shumë laptopëve, por janë më të vegjël edhe se netbookët, përdorimin e procesorëve të tyre zakonisht i gjejmë tek telefonat e mençur, kanë prani të gjeneratës së tretë (3G) si dhe GPS, gjersa kohëzgjatja e baterisë së tyre ka autonomi pothuajse një ditë të plotë.

Smartbooku nga Lenovo vjen me shenjën dalluese Skylight, ka ekran prej 10.1-inç, futet në funksion nga një version i përshtatur i sistemit operativ Linux, ka dy qasje USB, mini HDMI dhe qasje për kartelat SD e SIM, e si hapësirë për ruajtje të dhënave përdor 20 GB flash memorie.

www.lenovo.com

ProCredit Bank
Marketing
Raiffeisen Bank
Mazda Shinari
Mazda Shinari
 
 
VIP
14:42 / 3.09.2010
Kaltrina Selimi

Kaltrina në pushime tek i fejuari në Londër

Këngëtarja Kaltrina Selimi, e cila ditë më parë realizoi videoklipin e saj të fundit të këngës “Harrom”, është d...
Teknologji
14:47 / 3.09.2010

Toshiba tërheqë laptopë

Toshiba raporton për tërheqjen e afro 41.000 laptopëvë në nivel global për shkak të problemeve të mundshme me nxehjen e...
Ekonomi
11:21 / 3.09.2010
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku

Memorandum për investimet e huaja

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në mbështetje të Bankës Botërore gjatë këtij muaji do të zhvillojë një kampanj...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.