Jozyrtarisht emisioni më i mirë automobilistik në botë, BBC “Top Gear” në sezonin e ri të tij po përballet me kritika të shumta për shkak të testeve jo aq serioze dhe përkushtimit të tepërt të kohës së tij për përmbajtjet argëtuese në vend që të merret me automjete.
Edhe pse emisioni i fundit i “Top Gear” sigurisht nuk do të zvogëlojë kritikat në drejtim të transmetuesit britanik BBC, duhet të pranohet se testimi i super-automjeti të parë të Lexus, atij LFA, ka goditur “në zemër” të problemit.
Në fakt, sikur edhe tek mediet e tjera të shumta e gazetarë, Hammond dhe ekipi i tij vështirë është pajtuar me faktin se automjeti i cili vjen nga një prodhues pa ndonjë trashëgimi sportive dhe i cili nuk është asgjë më i shpejtë sesa Ferrari 599 GTB, kushton pothuajse dyfish më shtrenjtë.
Se si e ka ndier veten Richard Hammond në timonin e modelit Lexus LFA dhe si është sjellë Lexus LFA në duart e Stigut në pistën e lagësht të “Top Gear”, shihni video materialin në vazhdim.