FEV përfaqëson teknologjinë UpCode në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
Fast Europe Ventures është bërë përfaqësues i UpCode teknologjisë për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, pas arritjes se marrëveshjes për partneritet me UPC Consulting, kompani finlandeze e bazuar ne Vaasa, e cila zhvillon dhe barte teknologjinë e programeve UpCode.Me këtë marrëveshje Fast Europe Ventures do tu ndihmoj bizneseve, kompanive reklamuese, agjencive qeveritare dhe institucioneve te ndryshme të fillojnë fushatat e quajtura ”2D bar code” formë kjo e re e mënyrës së reklamimit bashkëkohor.
"Marrëveshja është pjesë e strategjisë sonë të vazhduar për të rritur/optimizuar adaptimin e lehtë te konsumatorëve në përdorimin e telefonave mobil si mjet për qasje në pagesa dhe marrje te informatës më lehte dhe më shpejt. Tani me ofrimin e një produkti të ri që funksionon përmes skenimit të “bar kodeve 2D” mundësuar nga UpCode edhe rajoni i Ballkanit do të ketë mundësi të përcjell trendet e fundit të teknologjisë bashkëkohore" deklaroi Kushtrim Xhakli, kryeshefi ekzekutiv i Fast Europe Ventures.
Strategjia jonë është gjithashtu që përmes produkteve të ofruara ta integrojmë konsumatorin nëpërmjet teknologjisë 2D Code dhe të revolucionalizojmë tutje përdorimin e celularit, shtoi ai.
UpCode operon rregullisht në shumë shtete te botës me shërbime te ndryshme: Duke skenuar bar-codin, shërbimi ofron informata shtesë për produktet e plasuara në treg, sistem të informimit për trafikun urban, hartat e qytetit, orarin e nisjeve, si dhe shumë shërbime qe lidhen direkt me konsumatorët. Ajo çfarë duhet të bëjnë abonentët e telefonisë mobile është ta skanojnë bar-codin me anë të kamerës në celularin e tyre dhe t'i qasen të dhënave të shpejta.
Deri me tani teknologjia UpCode ka fituar çmimet:
GSMA/Mobile Monday Peer Award 2007
California/USA Mobile Rules Best Mobile Enterprise Solution 2008
European Regional Champion 2008
Meqë profili për 2D bar code është i ri, në të shumtën e rasteve aplikacioni që mundëson skenimin e bar-codeve nuk është i para-instaluar në celular, dhe të gjithë konsumatorët të cilët dëshirojnë ta vënë në funksion aplikacionin 2D bar code ne aparatin e tyre celular, informatat mund ti marrin ne faqen zyrtare të Fast Europe Ventures dhe UpCode.
Fast Europe Ventures është duke punuar me operatorët celularë që të stimulojnë këtë teknologji duke e dërguar tek konsumatorët një mesazh me linkun i cili u mundëson atyre falas të shkarkojnë aplikacionin dhe të fillojnë përdorimin e skanerit UpCode. Celularët e prodhuar në vitet e fundit posedojnë aplikacionin skanues pasi qe 2D bar code është duke u standardizuar dhe përdoret ne tregun global.
Telefoni celular i cili është i pajisur me kamerë me rezolucion te qartë do të jetë ne gjendje të lexoj të gjitha tipat e bar code-ve, të vendosura në print, mediume vizive elektronike dhe ne reklamat e vendosura ne ambientet e jashtme te qytetit.
Teknologjia UpCode mund të përfshijë shumë funksione dhe të kombinoj interesat te shumëfishta. Kjo është mënyra më efektive për ti ofruar klientëve qasjen tuaj të shërbimeve dhe informacionit. Ndërkohe në tregjet tona veç ka filluar bashkëpunimi me kompanitë e marketingut, për fillimin e shërbimeve të tilla testuese.
Teknologjia UpCode mund të përdoret për: sektorët si logjistikë, edukim, pagesa, marketing, lojëra, përdorim privat, përkthime, promocione, paketime, informata të integruara, sisteme inteligjente e deri tek transferi i parave. Në përgjithësi është një teknologji që mund të përfshije shumë funksione dhe të kombinoj interesat e shumëfishta, duke ofruar mënyrën me efektive të bizneseve ndaj konsumatorëve.
Në përfundim, teknologjia 2D bar code është ende në rritje dhe jashtëzakonisht e nevojshme për reklamuesit, marketeret dhe bizneset që dëshirojnë në mënyre efektive të shtojnë ndërveprimet dhe të mundësojnë tërheqjen e konsumatorëve. Kur bizneset fillojnë të adoptojnë teknologjinë UpCode të përfaqësuar nga Fast Europe Ventures, padyshim shumica e konsumatorëve do të kenë njohuri të bollshme për bar code dhe do të fillojnë përdorimin e tyre me shumë lehtësi.
Rreth Fast Europe Ventures
Fast Europe Ventures është kompani e telekomunikimit që specializon në pagesa nëpermes celularit dhe është ofruese e shërbimeve të avancuara për media, operatorë celularë, zhvilluesëve te aplikacioneve dhe marketerëve, në bashkëpunim me partnerët.
Rreth UpCode
UpCode është teknologji e integruar dhe interaktive duke ofruar lexues optik për telefonat mobil e bazuar në 2D dhe 1D bar code dhe njohje të informatës nëpërmes OCR teknologjisë. UpCode është e pranishme në shumë tregje botërore me zgjidhje profesionale dhe fituese e çmimeve për inovacion.
Postuar: 12:24 / 25.02.2010 |
RSS