Telegrafi.com - Teknologji
Ipko
 
   

Nuk ka iPhone 4 me ngjyrë të bardhë, para fundit të 2010

Shpërndaje
Postuar: 16:27 / 23.07.2010
Komente: 4
Modelet e iPhone 4 me ngjyrë të bardhë do të dalin në treg, vetëm në fund të këtij viti, thuhet në një deklaratë të kompanisë Apple.

"Modeli i bardhë i iPhone 4 do të jetë më i vështirë për prodhim, se sa pritej fillimisht," thuhet nga burimet zyrtare të kompanisë.

"Disponueshmëria e modelit të zi të iPhone 4, i cili është më popullor, nuk është afektuar." Është thënë se modeli i bardhë i telefonit të Apple, do të jetë në treg në qershor të këtij viti, por tani burimet zyrtare të kompanisë thonë se kjo nuk do të ndodh para fundit të vitit 2010.

Modeli më ngjyrë të bardhë i iPhone 4 ka pasur një histori të trazuar të prodhimit. Gjatë këtyre ditëve ishte mësuar se modelet e bardha nuk do të jenë gati për treg më qershor ose korrik, siç thuhej fillimisht nga mediat online, në tërë botën.

Apple fillimisht e pati shtyrë lansimin e këtij modeli të telefonit për në gjysmën e dytë të korrikut. Vonesat e shumta mendohet se i atribuohen kontraktonit, Lens Teknologies, për të cilin dyshohet se ka probleme rreth trashësisë së plastikës dhe ngjyrës së bardhë. / Telegrafi
 

ProCredit Bank
Marketing
Raiffeisen Bank
Volvo S60 T6 Black Sapphire nga Heico Sportiv
Volvo S60 T6 Black Sapphire nga Heico Sportiv
 
 
VIP
22:44 / 6.09.2010
Pamela Anderson, Foto: Reuters

Anderson pëlqen të qëndrojë në shtrat

Pamela Anderson ka pranuar se skenat filmike duke qëndruar në shtrat i lejojnë që t’i kthehet përditshmërisë.
Teknologji
20:36 / 6.09.2010

Google Music, rivali i ri për iTunes?

Apple do të mund të befasohet për të keq, në fund të këtij viti, pasi që sipas disa spekulimeve thuhet se Google po pë...
Ekonomi
17:02 / 6.09.2010

KFOR-i bën inspektimin në TC "Kosova B"

Ekspertë për matjen e materieve kimike, biologjike dhe radiologjike në kuadër të KFOR-it dhe disa përfaqësuesve të FSK-...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.