Samsung Epic 4G del më 20 gusht?
Samsung ka lënë “gjurmë” për lansimin e modelit të saj më të ri të telefonit 4G, përkatësisht modelit Epic 4G, nëpërmjet një plani për lëshimin e disa demo versioneve të videove, të cilat janë gjetur në internetThuhet se për versionin e telefonit 4G i cili do të jetë i bazuar në sistemin operativ Android, është planifikuar të lëshohet një video prezantim më 20 gusht.
Njësoj sikur modeli Captivate i cili shitet nga AT&T dhe modeli tjetër Vibrant, i cili është i lidhur me T-Mobile, për të cilët kompania paraprakisht kishte postuar video në internet, postimi për Epic 4G nënkupton se ky i fundit do të jetë në treg më së largu, deri më 20 gusht.
Pritet që Samsung Epic 4G të përdor lidhjen WiMAX bashkë me tastierën-rrëshqitëse QWERTY, që e bën këtë telefon shumë më të ndryshëm se çdo version tjetër i linjës Galaxy S. Për më tepër, thuhet se Epic 4G do të përmbajë edhe ekranin Super-AMOLED, 1GHz procesor dhe kamerë me pesë-megapixel. / Telegrafi