Samsung ofron telefona falas, për të gjithë të pakënaqurit me iPhone 4!
Duket se gjiganti i teknologjisë Samsung, është duke dhënë falas telefona të linjës Galaxy S për të gjithë poseduesit e pakënaqur të iPhone 4, të cilët janë të frustruar nga problemet e thirrjeve që ata i kanë me këtë të fundit.Një llogari në Twitter e quajtur @samsungukmobile është duke i kontaktuar njerëzit që i kanë paraqitur vështirësitë e tyre me iPhone 4 në këtë rrjet social, duke u kërkuar atyre të paraqesin të dhënat e tyre të kontaktit për të marrë një telefon falas nga kompania Samsung.
Një nga personat e frustruar me iPhone 4 ishte edhe Tiffany Nieuwland, e cili tha për revistën Wired: "iPhone 4 dhe unë kemi qenë të pandashëm për gati një muaj. Por muaji i mjaltit mes nesh përfundoi këtë javë, pas disa thirrjeve të parealizuara , dhe pamundësia e papritur e pa sqaruar për të bërë ose për të marrë telefonata, më ka lënë të pakënaqur” tha ajo.
“Më pas unë bëra atë që gjithkush po e bën këtyre ditëve. Postova ankesën time në Twitter. Më pas ndodhi befasia, kur në një mëngjes unë jam kontaktuar nga profili i kompanisë Samsung, i cili më ofronte modelin e fundit të Galaxy S” tha përdoruesja e dikurshme e iPhone 4, e cila pasi e kontaktoi kompaninë Samsung e kuptoi që oferta ishte legjitime, dhe se Samsung me të vërtetë e ofron këtë mundësi.
Kjo është një qasje interesante dhe e pazakontë për promovimin e pajisjes, e cila mbështetet nga Android 2,1 dhe përmban një ekran të madh AMOLED me 4,0-inç.