Telegrafi.com - Teknologji
Ipko
 
   

Askush nuk do te paguante për Twitter!

Shpërndaje
Postuar: 9:27 / 27.07.2010
Komente: 0
Në një hulumtim të ri, studiuesit zbuluan se gjysma e të gjithë amerikanëve të anketuar e kanë provuar një aplikacion falas në ueb, të ngjashëm me Twitter, ndërsa zero për qind e tyre do të ishin të gatshëm të paguajnë për të përdorur Twitter ose një shërbim të ngjashëm me të.

Kjo mund të jetë lajm i keq për të gjithë ata që mendojnë të fillojnë një biznes duke krijuar një rrjet social, e të cilët si strategji kryesore për të arritur deri tek të hyrat e biznesit i kanë abonimet me pagesë, të cilat do t’i merrnin nga përdoruesit.

Ky zbulim është bërë nga Shkolla për Komunikim dhe Gazetari - USC Annenberg, një studim që ndjek sjelljet e mediave dhe rrjeteve sociale online, për nëntë vitet e fundit.

"Studimi ka gjetur ekstreme që kanë prodhuar përgjigje të tilla si, zero për qind e njerëzve në internet janë të gatshëm të paguajnë për ndonjë gjë, të cilën ata tashmë e marrin gratis" tha Jeffrey I. Cole, drejtori i Shkollës Annenberg, përkatësisht i njësisë - Center for the Digital Future.

"Konsumatorët vërtetë dëshirojnë përmbajtje falas dhe pa reklama" thotë Cole, "por në fund të fundit ata e kuptojnë se përmbajtja duhet të paguhet në një mënyrë ose tjetër." / Telegrafi
 

ProCredit Bank
Marketing
Raiffeisen Bank
Mazda Shinari
Mazda Shinari
 
 
VIP
14:42 / 3.09.2010
Kaltrina Selimi

Kaltrina në pushime tek i fejuari në Londër

Këngëtarja Kaltrina Selimi, e cila ditë më parë realizoi videoklipin e saj të fundit të këngës “Harrom”, është d...
Teknologji
14:47 / 3.09.2010

Toshiba tërheqë laptopë

Toshiba raporton për tërheqjen e afro 41.000 laptopëvë në nivel global për shkak të problemeve të mundshme me nxehjen e...
Ekonomi
11:21 / 3.09.2010
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku

Memorandum për investimet e huaja

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në mbështetje të Bankës Botërore gjatë këtij muaji do të zhvillojë një kampanj...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.