Telegrafi.com - Teknologji
Ipko
 
   

Nuk ka më iPhone të koduar

Shpërndaje
Postuar: 14:22 / 27.07.2010
Komente: 2
Autoritetet amerikane të kontrollit të tregut dhe konkurrencës e kanë aprovuar ligjin për zhbllokimin e telefonave mobil.

Me këtë vendim, prodhuesi i iPhone, kompania Apple e ka humbur ekskluzivitetin e lidhjes së telefonit me ndonjë operator të caktuar, e që në rastin e Shteteve të Bashkuara ajo është lidhur me kompaninë AT&T, raporton Reuters.

Gjithashtu, agjencioni qeveritar amerikan thotë se në treg nuk guxon të ketë kufizime gjatë blerjes së ndonjë aplikacioni, që në rastin e Apple mund të blihet vetëm në dyqanet e saj, të njohura si Apple Store.

Ky agjencion thotë se konsumatorët duhet të kenë zgjidhje më të mëdha, gjatë blerjes. Edhe pse ky lajm ende nuk është komentuar, Apple ka paralajmëruar se modeli i fundit i telefonit të saj, iPhone 4, tani është në dispozicion edhe në 17 vende të ndryshme të botës.

Deri në muajin shtator, telefoni i ri i Apple do të duhej të jetë prezent në 88 vende të ndryshme të botës, edhe pse në këtë kohë blerja e iPhone 4 është një vendim paksa i ngutshëm duke marrë parasysh problemet e këtij telefoni me pranimin e thirrjeve. / Telegrafi
 

ProCredit Bank
Marketing
Raiffeisen Bank
Mazda Shinari
Mazda Shinari
 
 
VIP
14:42 / 3.09.2010
Kaltrina Selimi

Kaltrina në pushime tek i fejuari në Londër

Këngëtarja Kaltrina Selimi, e cila ditë më parë realizoi videoklipin e saj të fundit të këngës “Harrom”, është d...
Teknologji
14:47 / 3.09.2010

Toshiba tërheqë laptopë

Toshiba raporton për tërheqjen e afro 41.000 laptopëvë në nivel global për shkak të problemeve të mundshme me nxehjen e...
Ekonomi
11:21 / 3.09.2010
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku

Memorandum për investimet e huaja

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në mbështetje të Bankës Botërore gjatë këtij muaji do të zhvillojë një kampanj...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.