Apple sjell modele të reja të kompjuterëve Mac?
Dyqani virtual i Apple momentalisht ka dal jashtë funksionit, dhe të gjithë e dimë se çka do të thotë kjo. Tani, shumica prej nesh që kemi planifikuar të blejmë një kompjuter të avancuar nga fabrika e Steve Jobs, do të duhet të presim.Dje në internet është parashikuar që Apple së shpejti do të dal me modelet më të reja të kompjuterëve Mac Pro, versione të reja iMac, dhe një super-model i kompjuterit me ekran të madhësisë 27 inç, i cili sipas të gjitha gjasave do të quhet - Cinema Display.
Për më tepër, në komentet e adhuruesve të Apple në internet, thuhet se kjo kompani do të lansojë edhe një pajisje interesante, i cili për momentin është misterioz, por për të cilën thuhet se do të jetë “një model desktop, me ekran të ndjeshëm në prekje, dhe me rrotën lëvizëse e cila do të shërbejë si kontrollor për pajisjen”. / Telegrafi