Telegrafi.com - Teknologji
Ipko
 
   

Me Opera Mini shfletohen 1 miliardë faqe në ditë

Shpërndaje
Postuar: 10:24 / 30.07.2010
Komente: 7
Përdoruesit e shfletuesit në mobil - Opera Mini, vizitojnë më shumë se 1 miliardë faqe të internetit, çdo ditë. Nëse dëshironi shifra edhe më të hollësishme, atëherë kjo nënkupton që përafërsisht më shumë 11.500 faqe kompresohen për çdo sekondë nëpërmjet këtij shfletuesi.

Këto të dhëna janë publikuar nga vetë kompania Opera, e cila të njëjtat i konsideron si një arritje të madhe, duke e marrë parasysh që iPhone dhe telefonat tjerë të cilët bazohen në Android, e kanë shfletuesin e tyre zyrtar.

Në qershor të vitit 2008, Opera Mini kishte arritur rekord prej 100 milion faqesh të cilat shfletoheshin çdo ditë, ndërsa në qershor të 2010-ës përmes këtij shfletuesi hapeshin më shumë se 910 milion faqe.

Ajo që Opera Mini e bën ndryshe nga konkurrentët e saj, është kompresimi i “proxy serverëve” të cilët transformohen në atë mënyrë që shfletimin e faqeve të internetit në mobil, e bën të lehtë dhe të këndshëm. / Telegrafi
 

ProCredit Bank
Marketing
Raiffeisen Bank
Volvo S60 T6 Black Sapphire nga Heico Sportiv
Volvo S60 T6 Black Sapphire nga Heico Sportiv
 
 
VIP
22:44 / 6.09.2010
Pamela Anderson, Foto: Reuters

Anderson pëlqen të qëndrojë në shtrat

Pamela Anderson ka pranuar se skenat filmike duke qëndruar në shtrat i lejojnë që t’i kthehet përditshmërisë.
Teknologji
20:36 / 6.09.2010

Google Music, rivali i ri për iTunes?

Apple do të mund të befasohet për të keq, në fund të këtij viti, pasi që sipas disa spekulimeve thuhet se Google po pë...
Ekonomi
17:02 / 6.09.2010

KFOR-i bën inspektimin në TC "Kosova B"

Ekspertë për matjen e materieve kimike, biologjike dhe radiologjike në kuadër të KFOR-it dhe disa përfaqësuesve të FSK-...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.