Shpërthimet dridhin Shkodrën dhe Fushë-Krujën

11:16 / 27.06.2012
Dy shpërthime u regjistruan gjatë natës, një në Shkodër ndërsa tjetrit në Fushë Krujë. Policia e Shkodrës bëri me dije se rreth orës 23.55, persona ende të paidentifikuar, kanë hedhur lëndë plasëse, brenda oborrit, në afërsi të portës së shtetasit N. Lekaj, vjeç 41, banues në lagjen “Tre Herojt”, Shkodër, me detyrë punojë në administratën e Komunës Shllak (ndihmës financier).

Me të marrë këtë información nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, është organizuar puna dhe është ngritur grupi hetimor, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet hetimore të kryera, u konstatua se si rezultat i shpërthimit të lëndës plasëse, janë dëmtuar xhamat e krahut të djathtë të automjetit Renxh Rover me targe AA 644 BY si dhe xhami i parë dhe xhami i pasmë i automjetit të markës Benz Mercedes me targe AA 810 AA, në pronësi të shtetasit N. Lekaj, të cilat ishin parkuar në oborrin e banesës, raporton Starti.

Nga ana e shërbimeve policore po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve, si dhe motivin e kësaj ngjarje. U kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe materialet iu kaluan, për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Shkatërrimit të pronës me eksplozivë”.

Ndërkohë, një tjetër shpërthim u regjistrua në Fushë Krujë, rreth 200 metra larg rajonit të policisë. Eksplozivi është vendosur në një godinë të lojërave të fatit, e cila ndodhet në katin e parë të një pallati. Nga shpërthimi është shkatërruar plotësisht një gjenerator që furnizonte me energji pallatin, por nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Edhe në këtë rast, persona janë ende të paidentifikuar nga policia. Skuadrat e hetimit shkuan në vendin e ngjarjes ku nisën hetimet për të zbuluar rrethanat. Për rastin, janë shoqëruar disa persona, por ende nuk ka të dyshuar kryesor. Zona e Fushë Krujës ka regjistruar shpesh shpërthime eksplozivi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.