Vrasje në Tiranë

11:16 / 28.06.2012
Derisa luhej ndeshja Spanjë-Portugali, Tirana mbrëmë u trondit nga një vrasje. 35-vjecari Bledar Balliu u qëllua me armë pranë pallatit ku banonte pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, ndërsa ndërroi jetë kur mbërriti në Spitalin Ushtarak.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22.50 minuta, ndërsa Balliu ishte duke ecur në trotuar drejt banesës së tij, ku sapo kishte dale nga një lokal aty afër.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje pasi u njoftua për të shtëna armësh. Policia thotë se është vënë në ndjekje të autorit të vrasjes, të cilin e ka ndihmuar jo vetëm nata, por edhe fakti që në ato çaste luhej ndeshja dhe dëshmitarët e rastit kanë qenë të pakët, njofton Top Channel.

Bledar Balliu, i cili njihej edhe me identitetin Arif Shehu, është një emër i njohur për policinë. Një vit më parë ai u arrestua si i dyshuar për vrasjen e Aleksandër Koliqit, edhe ky i fundit u vra pranë banesës së tij afër shkollës “Petro Nini Luarasi” në orët e vona të natës.

Balliu u arrestua dhe qëndroi disa kohë në burg për vrasjen e Koliqit, por u la i lirë nga gjykata për mungesë provash.

Në vitin 2006 Balliu dhe Koliqi, tashmë të dy të ekzekutuar, u arrestuan për akuzën e pjesëmarrjes në një rrjet të fuqishëm të trafikut të lëndëve narkotike.

Në operacionin “Poter AL” të asaj kohe në pranga ranë edhe disa persona të tjerë të dyshuar për trafikun e drogës nga Holanda në Gjermani. Vrasjet e tyre ndodhën pasi ata kryen dënimin e dhënë nga gjykata. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.