Vret kushëririn

19:16 / 7.07.2012
Një konflikt mes dy kushërinjve, për disa metra tokë, është shndërruar në një tragjedi për fisin Jaupaj në Mallakastër.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 31-vjeçari Xhavit Jaupaj ka ekzekutuar me armë gjahu kushëririn e tij S. Jaupaj, 43 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gjerbez të Mallakastrës, ndërsa dy kushërinjtë nuk kanë mundur të zgjidhin paqësisht mosmarrëveshjen që kishin prej kohësh për një sipërfaqe toke.

Sipas policisë, autori i ngjarjes pretendonte se viktima S. Jaupaj i kishte marrë padrejtësisht 20 metra tokë.

Me të marrë njoftimin për ngjarjen e rëndë, policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e krimit. Ndërkohë uniformat blu janë vënë në ndjekje të autorit, i cili u largua nga vendngjarja, transmeton BalkanWeb. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:28 / 24.05.2013
Beyonce

Beyonce me linjë të saj të modës

Beyonce ka krijuar linjën e saj personale të modës të quajtur “Beyonce Boutique” për ueb-faqen Rent the Runway, ku das...
Teknologji
13:50 / 24.05.2013
Huawei të debutojë me Ascend P6

Huawei të debutojë me Ascend P6

Muajin e ardhshëm, saktësisht më 18 qershor, Huawei do të mbajnë një ngjarje të re mediale, në të cilën thuhet se do ...
Ekonomi
14:21 / 24.05.2013

Bordi i AKP-së është funksional

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendime në lidhje me shumë çës...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.