Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksident komunikacioni
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në fshatin Skifter (Gjylekar) të Vitisë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku si pasojë e rrokullisjes së një automjeti të udhëtarëve, humbi jetën një qytetarë dhe lëndime pësuan tre të tjerë. Mësohet se jetën në këtë aksident komunikacioni e ka humbur Bojan Kojic ( 1990) nga Vërboci dhe të lënduar kanë mbetur edhe tre të rinj të tjerë nga po i njëjti fshat.
Zëdhënësi i policisë nga rajoni i Gjilanit, togeri Ismet Hashani, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 1.45 minuta dhe shkaktar i këtij aksidenti sipas hetimeve të para dyshohet të jetë mos përshtatja e shpejtësisë së qarkullimit të automjetit në rrugë, transmeton Koha.net.
“ Në këtë aksident komunikacioni ka humbur jetën një qytetar i nacionalitetit serb i moshës rreth 22 vjeçare, kurse janë lënduar tre të tjerë”, ka thënë togeri Hashani. /Telegrafi/