Një i vrarë dhe një i plagosur në Tiranë

21:00 / 1.12.2012
Plumbat prishin qetësinë e fundjavës në Tiranë. Një preson rreth 30-vjeç është ekzekutuar me armë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas të dhënave paraprake të policisë së Tiranës, viktima është shtetasi Igli Aliu rreth 30-vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak, ndërkohë që i plagosur ka mbetur shtetasi Sokol Andrea, 42-vjeç. Nuk dihet nëse i plagosuri ishte kalimtar i rastit, apo kishte lidhje me viktimën.

Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur tek ish-stacioni i fundit i Tiranës së re, ndërkohë që policia sqaron se ka mundur të identifikojë autorin, falë edhe dy dëshmitarëve që panë skenën e krimit, transmeton BW.

Sipas tyre autori i dyshuar është shtetasi me iniciale A.N. për kapjen e të cilit janë ngritur postblloqe të shumta në të gjithë Tiranën.

Viktima ka qenë duke ecur në këmbë në kohën që është qëlluar me armë nga A.N, i cili pas krimit është larguar me një makinë, në një rrugë dytësore tek zona e Parkut të Autobusëve. Dëshmitarët kanë mundur t'i fiksojnë targën, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Deri më tani për blutë e kryeqytetit mbeten ende mister shkaqet që e kanë detyruar autorin të ekzekutojë Igli Aliun. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
15:24 / 19.06.2013

Fillojnë pushimet për Çilin

Çiljeta Xhilaga sivjet i ka filluar shumë më herët pushimet e saj, kjo pasi ka një shoqërues të veçantë, djalin katër...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
15:50 / 19.06.2013

Kosova e Bullgaria të gatshme të këmbejnë ekspertizën në ekonomi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli ka pritur Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Bobi Bobev, me të cilën...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.