Arrestohet Shukri Aliu, i dyshuar si "mentor" i vrasjes së pesëfishtë

17:32 / 5.12.2012
Shukri Aliu, i dyshuar se është i implikuar në vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smillkovcë, është arrestuar në Kosovë dhe ekstraduar menjëherë në Maqedoni.

Sipas Policisë, Shukri Aliu dyshohet se qëndron pas protestave dhe trazirave në rrugët e Shkupit pas zhvillimit të aksionit policor “Monstër” dhe si udhëheqës dhe mentor i të dyshuarve të cilët kanë ekzekutuar pesë personat, transmeton “Zhurnal”.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, ka thënë se Aliu nuk figuron ende në kallëzimin penal për vrasjen e pesëfishtë, por shton se nuk mund të përjashtohet mundësia që ai të ketë qenë mentor i të dyshuarve në këtë rast. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:20 / 18.05.2013
Rike Roci

Xhelozia mes Ilirit dhe Elonës, të dy e duan Riken

Ngjarja që ka tërhequr më shumë vëmendjen gjatë kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother”, ka qenë krisja e miqësi...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.