Dhjetë të arrestuar për aktivitete të paligjshme

18:11 / 21.12.2012
Policia e Kosovës gjatë kësaj jave ka arrestuar 10 të dyshuar për përfshirje në aktivitete të paligjshme.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas hetimeve gjashtëmujore, në orët e pasdites së djeshme (e enjte) ka ndaluar në Prishtinë tre të dyshuar me inicialet F.M, 40 vjeçar, si dhe B.XH dhe Z.G., 45 vjeçarë, nën dyshimin se janë duke bërë shitblerje të substancave narkotike të llojit heroinë.

Gjatë kontrollimit të tyre në xhepin e rrobave të njërit nga të dyshuarit është gjetur një sasi e pluhurit të dyshuar, më pas një sasi tjetër e pluhurit të heroinës është gjetur në veturën e njërit të dyshuar.

Më pas Policia e Kosovës me urdhër të gjykatësit kanë bërë kontrollimit e shtëpive të tre të dyshuarve ku janë konfiskuar rreth dy kilogramë pluhur e dyshuar se është substancë narkotike e llojit heroinë, një armë automatike e tipit A47 së bashku me 22 fishekë, një revole e tipit CZ së bashku me 45 fishekë, 1..900 euro, dy
vetura dhe pajisje tjera të dyshimta.

Në këtë komunikatë thuhet se bazuar në hetimet e zhvilluara dyshohet se të dyshuarit kanë vepruar si grup i organizuar, substanca narkotike është sjellë nga Turqia dhe
destinacioni ka qenë për në Kosovë. Personave të dyshimtë me urdhër të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë u është shqiptuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë.

Gjithashtu, PK njofton se gjatë ditës së mërkurë ka zbuluar një rrjet kriminal që merreshin me vjedhjen e veturave të shtrenjta.

“Në rajonin e Prishtinës, është ndërmarrë një operacion i koduar me emrin ‘BMË X-’, me ç’rast është bërë arrestimi i një grupi të dyshuarish të cilët në vazhdimësi kryenin veprën penale të lartcekur”, thuhet në këtë komunikatë të policisë.

Të dyshuarit janë : G. D. i lindur në vitin 1973 , A. H. lindur më 1985 , F.E. 1990 dhe S.M. 1978. Të gjithë të dyshuarit janë shqiptarë të Kosovës.

Policia e Kosovës, gjithashtu njofton se gjatë ditës së djeshme pas një hetimi të zhvilluar për disa muaj me radhë ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar kryerjen e veprave penale kontrabandim me emigrantë, krim të organizuar.

Këta të dyshuar merreshin me veprimtari kriminale të cilët vepronin si një grup mirë i organizuar duke bërë kështu kontrabandim të emigrantëve, krim të organizuar.

Të dyshuarit e arrestuar janë: F.G. i lindur më 1973, T.J. – 1972 dhe A.B. – 1971. Të gjithë këta janë shqiptarë nga Kosova.

Policia bënë të ditur se të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor me urdhër të prokurorit për të vazhduar me masa të mëtutjeshme procedurale. /REL/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
12:40 / 25.05.2013
Kleoniki Delijorgji, Miss Shqiperia 2012

Miss Shqipëria 2013, përzgjedhje të vajzave edhe nga Kosova

Të hënën më 27 prill në restorantin Golden në Prishtinë, do të organizohet përzgjedhja e bukurosheve për Miss Shqipë...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.