Aksident në Tiranë, humb jetën një person
Një aksident ka ndodhur paraditen e së premtes në Tiranë. Si pasojë e përplasjes së një motori me një makinë, ka humbur jetën një prej personave që ndodhej në motor. Aksidenti ka ndodhur në Rrugën e Barrikadave, njofton Noa.
Viktima mësohet se është Edison Alushi, ndërsa i lënduar ka mbetur Bilbil Aga.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/