Shqevi rrezikon 10 vjet në qeli

10:46 / 30.12.2012
Mbyllen hetimet ndaj ish-të përndjekurit politik Perikli Shqevi. Ky i fundit akuzohet për plagosjen e rëndë me dashje të shokut të tij, Gjergj Ndreca. Prokuroria ka dërguar dosjen e plotë në Gjykatën e Tiranës, ku pritet që të nisë edhe gjykimi i çështjes. Në kërkesën për gjykim, përcaktohet se mbi Shqevin rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje, vepër penale që ndëshkohet me tre deri në dhjetë vjet burg.

Ish-i përndjekuri politik pritet që të gjykohet, pasi ai akuzohet se i ka vënë flakën shokut të tij, Gjergj Ndreca, gjatë zhvillimit të grevës së urisë afro katër muaj më parë. Pas kësaj ngjarjeje, ka reaguar edhe shoku i tij, Ndreca, i cili ka kërkuar që miku i tij, të lihet i lirë.

“Unë ia kam vënë vetë flakën vetes dhe shoku im duhet të lihet i lirë, pasi ai është i pafajshëm”, ka deklaruar Ndreca, pas arrestimit të ish-të përndjekurit, Perikli Shqevi, shkruan “Gazeta Shqiptare”.

Por edhe pas këtyre deklaratave, gjykata ka vendosur masën “arrest shtëpie” për ish-grevistin. Në muajin shtator, një grup të përndjekurish politikë ndërmorën një grevë urie për të fituar të drejtat e tyre. Por me kalimin e kohës brenda çadrës së grevës u shënuan edhe disa incidente, siç ishte ai i aktit të vetëdjegies të Gjergj Ndrecës, për të cilin akuzohet miku i tij, Shqevi, se ishte ai personi që i vuri flakën. Por gjatë kësaj greve edhe ish-i përndjekuri tjetër, Lirak Bejko, i vuri flakën vetes, çka rezultoi fatale për jetën e tij. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Të premtën kënga e re e Kreshës dhe Lyricalit

MC Kresha dhe Lyrical Son kanë konfirmuar të sjellin gjatë ditës së premte këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mir...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.