Prishtinë: Konfiskohen mbi 14 kg substanca narkotike
Policia e Kosovës njoftoi se në një operacion të realizuar të mërkurën kanë arritur t’i konfiskojnë mbi 14 kilogramë substancë narkotike. Në kumtesën për media bëhet e ditur se ky operacion u zhvillua në rajonin e Prishtinës, ndërsa detaje tjera priten të bëhen të ditura në orët e pasdites.
Në konferencë do të prezantohen edhe statistikat vjetore të substancave narkotike të konfiskuara dhe statistikat e rasteve të trafikimit me qenie njerëzore. /Telegrafi/