Pas vrasjes në Ponesh, arrestohet i dyshuari i parë

18:15 / 18.01.2013

Vrasja në Ponesh e Adem Byqmetit dhe plagosja e vëllait të tij Ramizit ka mobilizuar të gjitha njësitet policore në rajonin e Anamoravës.

Nga operacionet e shpejta të policisë dhe Prokurorisë në Gjilan është arritur të arrestohet i dyshuari i parë, serbi Momcilo S. i moshës 27 vjeçare nga fshati Ponesh.

Burimet e Rajonipress nga Prokuroria thanë se i dyshuari ka qenë afër vendit të ngjarjes kur ka ndodhur vrasja dhe do të ndiqet penalisht për bashkëpunim në vrasjen e Adem Byqmetit dhe plagosjen e të vëllait Ramizit.

Sipas të njëjtave burime nga policia dhe Prokuroria Themelore, Momcilo S. nuk është i dyshuari kryesor, pasi personi kryesor që kreu vrasjen ndodhet ende në arrati.

I dyshuari i parë Momcio S., i cili ka qëlluar në momentin kur ka ndodhur vrasja, tashmë ndodhet nënë masën e paraburgimit prej 24 orësh. /Telegrafi/


Sot rreth orës 14:30 minuta, në fshatin Ponesh të Komunës së Gjilanit, ka ndodhur një vrasje. I vrarë është një qytetar i nacionalitetit shqiptar, i moshës rreth 35 vjeçar, ndërsa një person tjetër (vëlla i viktimës) është plagosur. “Dyshohet se kryes i kësaj vepre është një person i nacionalitetit serb”, tha Shaban Azizi zëvendësdrejtor rajonal i policisë në Gjilan.

Me të marrë njoftimin, njësitet policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe është konfirmuar se viktima ishte qëlluar me armë zjarri, kurse vëllai i tij ishte i plagosur, thuhet në komunikatën e policisë.

Njësitë e forenzikës dhe të hetimeve të krimeve të rënda janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes. Të gjitha njësitet policore janë në kërkim të kryesit-eve të këtij akti.

Azizi tha se sipas informatave të para, dyshohet se motiv i kësaj vepre është vjedhja - prerja e drunjve - dhe dyshohet se kryes i kësaj vepre është një i person i nacionalitetit serb, shkruan Rajonipress.

Sipas informatave që posedon policia, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë. Duke marrë parasysh se fshati Ponesh ka popullatë të përzier, prezenca policore është e shtuar në këtë vendbanim, me qëllim të parandalimit të incidenteve të mundshme, thuhet në komunikatën e policisë.

Burimet e portalit të sipërpërmendur mësojnë se i vrari është Adem Byqmeti, kurse i plagosuri është Ramiz Byqmeti. Ndërkohë, Prokuroria është duke marrë në pyetje një person të dyshuar rreth vrasjes. /Telegrafi/

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.