Zvicër: Kërkohen 18 vjet burg për kosovarin që theri gruan

18:13 / 13.02.2013

Prokurori në prokurorinë kantonale të Argaut e akuzon 62-vjeçarin se ka goditur me thikë për vdekje gruan e tij në mars të vitit 2011. I akuzuari kishte pohuar se kishte planifikuar disa herë për të vrarë gruan e tij.

Vdekjen e gruas së tij e kishte shkaktuar duke e therë disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Përveç kësaj, ai e kishte ngulfatur edhe me jastëk mbi kokë."Kjo është dëshmia më mizore e krimit", thotë Elisabeth Strebel, zëdhënëse për media në prokurorinë kantonale.

Gruaja vdiq në vendin e ngjarjes. Shkaktar i vdekjes ishte një dështim kardiovaskular i ndihmuar edhe nga ngufatja, tha Strebel.

Motivi, sipas prokurorit kishte të bënte me një mosmarrëveshjeve martesore . "Ai ka kërcënuar disa herë gruan e tij për shkak të urrejtjes së madhe që kishte ndaj saj", thotë Strebel.

Sipas policisë, kosovari kishte lënë pas të gjitha gjurmët në apartamentin e tij.

"Unë e pashë se si ai largohet me makinën e tij”, ka thënë një dëshmitar menjëherë pas krimit për gazetën “Aargauer Zeitung”, transmeton albinfo.

Autori i vrasjes si duket e dinte saktësisht se ku po shkonte. Ai u paraqit në policinë kantonale dhe dëshmoi se sapo kishte vrarë gruan e tij. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.