Gjyqi ndaj Dritan Dajtit shtyhet për të 203-ën herë

17:41 / 26.02.2013
Është shtyrë sot për të 203-ën herë seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, duke e futur këtë proces në një kolaps të vërtetë. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e të gjithë avokatëve.

Mësohet se gjatë seancës, Dajti ka ironizuar gjykatësin, duke thënë se “Nuk jam unë që po i shty seancat, por jeni ju në pamundësi për të më gjetur mua një avokat mbrojtës”.

Në fakt, mungesa e avokatëve apo ndërrimi dhe zëvendësimi i tyre prej vetë Dritan Dajti, duket se është një strategji e zgjedhur nga ky i fundit për të zvarritur sa më shumë procesin dhe duket se ia ka arritur, raporton BW.

Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, në vendin e quajtur 'Pista Iliria' në Durrës, ekzekutoi brenda pak minutash katër oficerët e Skuadrës speciale operacionale: Fatos Xhanin, Saimir Duckollarin, Altin Dizdarin dhe Kastriot Feskajn, të cilët tentuan t'i vinin prangat pas shtatë vitesh në arrati. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
19:09 / 18.05.2013
Çiljeta Xhilaga, Foto: FB

Çiljeta e gatshme për fëmijë të tjerë

Çiljeta Xhilaga e ka ëndërruar ditën kur do të bëhej nënë dhe ka thënë se në të ardhmen mund të lindë edhe fëmij...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
17:42 / 18.05.2013

Marrëveshja për Trepçën është e paligjshme

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se është vënë në dijen...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.