Momenti i rrëzimit të nxënësve në Pejë (Video)

15:32 / 1.03.2013
E plotësuar: Tridhjetedy nxënës të shkollave fillore të Pejës janë lënduar para fillimit të një koncerti humanitar.

Momentin e rrëzimit të nxënësve, teksa prisnin fillimin e koncertit, mund ta shihni në videon e postuar më poshtë.

Nxënësit e lënduar janë trajtuar menjëherë në Spitalin e Pejës.

Telegrafi ka raportuar se dy prej tyre trajtohen në QKUK në Prishtinë. 15-vjeçarja Kumrije Shala është në gjendje më të rënd.

Nxënësit e lënduar ndodheshin në palestrën sportive “Karagaçi”, për një koncert humanitar që ishte organizuar për ta ndihmuar nxënësen Diellza Nimanaj nga Deçani, e cila vuan nga leukemia. /Telegrafi/ 

 

 

E plotësuar - Nxënësja 15 vjeçare, Kumrije Shala nga Peja, është në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasoi e lëndimeve që mori sot pas rrëzimit të një pjesë të tavanit, derisa nxënësit e Pejës ishin mbledhur të ndiqnin një koncert humanitar në njërën nga shtëpitë e kulturës në Pejë.

Lulëzim Hoti, mjek kujdestar në Qendrën Emergjente të QKUK-së, ka pohuar se pacientja në fjalë ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe se e njëjta do të transferohet në kujdesin intensiv.

Familjarët janë ata që po përjetojnë më së rëndi këtë tragjedi. Tahir Shala, prindi i nxënëses që po trajtohet në Qendrën Emergjente, pohon për Kosovapress se nuk kanë qenë në dijeni se kush e ka bërë organizimin e koncertit.

“Qysh kemi dëgjuar, kanë qenë në një koncert humanitar në Pejë. Po a i ka dërguar shkolla apo kanë shkuar vet, nuk e dimë. E dimë vetëm se në sallën e sporteve në ‘Karagaç’ kanë qenë në katin e dytë dhe... i ka lëshuar”, ka thënë ai.

Ministri i shëndetësisë, Ferid Agani, është shprehur i shqetësuar për ngjarjen që ka ndodhur në mesditën e sotme në Pejë. Ai ka pohuar se deri më tani janë të evidentuar 28 nxënës me lëndime trupore, shtatë ndër ta me lëndime të rënda trupore, por që janë jashtë rrezikut për jetën.

Kosovapress mëson se për në Qendrën Emergjente është nisur edhe një nxënëse tjetër, pasi që nga lëndimet e marra ka pësuar gjakderdhje të brendshme. Ndërkaq, Agani ka thënë se nga Qendra Emergjente do të niset për në Spitalin e Pejës për t’u njohur më afër me gjendjen e nxënësve të tjerë që janë të shtrirë në atë spital.

Drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj, për TV Dukagjinin ka konfirmuar lëndimet e nxënësve, por ka shtuar se në përgjithësi gjendja e tyre është stabile.

“Ajo çka është lajm i mirë në këtë lajm të keq është se shumica prej të lënduarve janë në gjendje stabile”, ka thënë ai.

Nxënësit e lënduar i ka vizituar edhe Kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, i cili koncertin fatkeq e ka quajtur qëllimmirë.

“Ishte qëllim i mirë i organizimi i një koncerti humanitar për një vajzë nga Deçani, i cili, si duket, nuk përfundoi ashtu siç e kanë paraparë organizatorët. Unë ju përgëzojë për angazhimin e juaj që po e bëni këtu në spital, për angazhimin e të gjithë stafit me ju dalë në ndihmë të gjithë të lënduarve. Shpresojmë në shërimin sa më të shpejtë të tyre, pasi që secili që ka shkuar sot në atë koncert e ka pasur një qëllim të mirë, për ta ndihmuar një vajzë të sëmurë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Shaban Shala, ka thënë se policia e Kosovës është duke u marrë me rastin me të gjitha kapacitetet që i ka.

Për më tepër, nxënësit e lënduar ndodheshin në palestrën sportive “Karagaçi” në një koncert humanitar që ishte organizuar për ta ndihmuar nxënësen Diellza Nimanaj nga Deçani, e cila vuan nga leukemia. /Telegrafi/


Rreth 23 nxënës të Komunës së Pejës janë lënduar, njëra prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën. Nxënësit e Pejës ishin mbledhur për një koncert humanitar në njërën nga shtëpitë e kulturës në Pejë.

Gjatë zhvillimit të koncertit ka rënë një pjesë e rrethojës.

Në koncert po merrnin pjesë mësimdhënës si dhe prindër të shumtë.

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Pejës tha se gjendja shëndetësore e shumicës së nxënësve të lënduar është stabile, përveç një nxënëseje e cila është në gjendje më të rëndë.

Ndërkaq, kryetari i komunës, Ali Berisha tha se organizimi i këtij koncerti ishte shumë qëllimmirë, humanitar, por, fatkeqësisht ai tha se nuk përfundoi siç ishte paraparë.

Ai tha se koncerti ishte organizuar për ta ndihmuar një vajzë të sëmurë nga Deçani. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
17:26 / 22.05.2013
Trevor Bolder

Ndërron jetë basisti i Bowiet dhe “Uriah Heep”

Basisti i grupit “Spiders From Mars” (me frontmen David Bowien), Trevor Bolder, ka ndërruar jetë në moshë 62 vjeçare.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.