Nis gjykimi për vrasje ndaj Agdi Krasniqit

16:23 / 2.03.2013
Në Gjykatën Themelore në Gjilan ka nisur gjykimi ndaj Agdi Krasniqit nga Kamenica i akuzuar për vrasjen e Gzim Demirit më 16 korrik 2012. Trupi gjykues që po kryesohet nga Hasan Sadiku ka dëgjuar dëshmitarët e rastit dhe ata të propozuar nga prokuroria.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Shaban Spahiu, Agdi Krasniqit dyshohet se më 16 korrik 2012 në afërsi të shtëpisë së Gani Demirit në Kamenicë me qëllim të privimit nga jeta e ka goditur dy herë me thikë në regjionin e gjoksit- në zemër dhe mushkëri duke i shkaktuar plagë therëse-shpuese si dhe tetë plagë tjera në regjionin e shpatullës së majtë në regjionin e supit të majtë si dhe në regjionin e muskulit deltoid tani të ndjerin Gzim Demiri nga Kamenica, ku nga këto plagë i njëjti ka ndërruar jetë në emergjencën e Gjilanit, transmeton rajonipress.

I akuzuari Agdi Krasniqi ka thënë në hetuesi se me datën kritike e ka goditur disa herë me brisk të ndjerin Gzim Demirin, por sipas tij këtë e ka bërë pasi që paraprakisht është sulmuar nga i njëjti.

Në hetuesi dhe para trupit gjykues kanë dëshmuar edhe dëshmitarët Nenad Vasic, Fatmir Demiri, Besart Demiri , Besnik Demiri, Leutrim Demiri, Dardan Hajdini.

Ndërkaq prindi i viktimës Mehmet Demiri ka thënë se ende nuk e ka të qartë se pse Agdiu e ka lënduar për vdekje djalin e tij. Prindi i viktimës ka thënë se dyshon se pos Agdiut ka marrë pjesë edhe dikush tjetër në vrasjen e djalit të tij, por nuk ka njohuri se kush janë personat tjerë.

Gjykimi vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve të paraparë sipas prokurorisë dhe mbrojtjes. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.