Huliganët plagosin me thikë një vajzë shqiptare

19:08 / 4.03.2013
Huliganët sërish kanë sulmuar një nxënëse të Shkollës së mesme “Dimitar Vllahov”. Kësaj radhe viktimë e tyre ka qenë nxënësja e vitit të dytë, Arlinda Bajrami.

Në një deklaratë për mediat, ajo ka thënë se është goditur me thikë në fytyrë dhe trup duke i shkaktuar lëndime të rënda. Gjithçka thotë se kishte ndodhur pasi që i kishte mbaruar orari i mësimit, kur papritmas i janë shfaqur dy persona me maska.

Në rrëfimin e saj, ajo thotë se sulmuesit kanë komunikuar mes vete në gjuhën maqedonase.

“Zhurnal Plus” ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Ministrisë së Brendshme Ivo Kotevski , i cili e ka konfirmuar incidentit dhe se efektivët e policisë janë vënë në kërkim të sulmuesve. Incidenti vjen vetëm dy ditë pas protestave në Shkup, të cilat ishin në shenjë revolte për sulmet që u kryen ndaj shqiptarëve në orët e pasdites të së premtes./Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.