Zjarr në Qendrën e Shëndetit Mental në Shtime

17:05 / 5.03.2013
Një orë pas mesnate raportohet të ketë shpërthyer një zjarr në Qendrën Integruese të Shëndetit Mental në Shtime. Për këtë ngjarje është informuar Policia e Shtimes, e cila ka ndërmarrë masat për sanimin e këtij rasti emergjent, ndërsa janë alarmuar edhe njësitet përkatëse për fikjen e zjarrit.

Burime policore të Ferizajt kanë njoftuar se policia së bashku me punëtorët e kësaj qendre, për një kohë të shkurtër kanë arritur që nga ndërtesa të evakuojnë 60 persona, të cilët kanë qenë të rrezikuar.

"Ndërkohë, pjesëtarët e Brigadës së Zjarrfikësve, fillimisht nga Shtimja e pastaj edhe nga Ferizaj, rreth orës 01:35 kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin, i cili fatmirësisht ka kaluar pa pasoja për personelin e kësaj qendre", ka thënë zëdhënësi rajonal i PK-së, toger Agim Gashi. 

Policia bëri me dije, mbështetur në hetimet e para dhe deklarimet e dëshmitarëve, se zjarri kishte shpërthyer nga rezervoari i naftës që përdoret për nxehjen qendrore të objektit.

Toger Agim Gashi ka thënë se për rastin është njoftuar edhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj i cili ka autorizuar policinë që t’i vazhdojë hetimet. 

"Deri në raportin zyrtar të ekspertit për zjarre, nuk dihen shkaqet e këtij incidenti", ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë, toger Gashi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.