Greqi, gjendet kufoma e shqiptarit të arratisur nga burgu

19:00 / 5.03.2013
Kufoma e një 40- vjeçari shqiptar është gjetur nga policia greke, në afërsi të kufirit të Kakavijës. Pas hetimeve, policia konstatoi se kufoma i përket një të dënuari në burgun e Nafplios, i cili ishte arratisur nga spitali i këtij qyteti, ku kishte shkuar për disa ekzaminime mjekësore.

Arratisja, sipas policisë ka ndodhur në 20 gusht nga spitali, me ndihmën e dy personave të armatosur. Që atëherë 40- vjeçari ishte në kërkim, por u gjet i vdekur më 28 shkurt dhe vetëm sot, pas identifikimit të trupit, lajmi u publikua nga policia greke. Pas kryerjes së autopsisë, policia sqaron se nuk bëhet fjalë për një krim, por hetimet vazhdojnë, transmeton BW.

Ditën e arratisjes mediat greke raportuan se 40-vjeçari shqiptar i burgosur quhet Τetredi Alkibiadi. Më 20 gusht 2012, ai po transportohej në spital për të ndërruar disa plagë. Me sa duket kjo lëvizje e tij ishte e njohur dhe pikërisht në orën 11:00, dy persona me armë sulmuan katër rojet dhe shoqëruesit gjyqësorë të të burgosurit.

Ata qëlluan në ajër për t’i frikësuar dhe duke përfituar nga kaosi dhe paniku që u krijua, arritën të rrëmbejnë të burgosurin duke e futur në një makinë, tip AUDI me të cilën u larguan. Nuk u sqarua nëse personat që morën të dënuarin ishin bashkëpunëtorë, apo armiq të tij dhe as nëse bëhej fjalë për një plan të kujdesshëm arratisjeje, apo një rrëmbim të të dënuarit. Mësohet se 40- vjeçari vuante dënimin me 20 vjet burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe grabitje me armë.

Më 30 nëntor 2012 policia greke arrestoi 4 shqiptarë dhe shpalli në kërkim 4 të tjerë, të cilët së bashku kishin organizuar arratisjen, ndërsa në Janinë gjeti makinën që u përdor prej tyre. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.