Itali, vritet shqiptari nga Dibra
Isak Ajdin (33) nga Dibra është vrarë mbrëmë në të shtënat në afërsi të Venecias, ndërsa miku i tij 32 vjeçar është në gjendje kritike është transferuar në spital. Siç raportojnë mediat italiane, mbrëmë një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre derisa kanë qëndruar ulur në një kafene në Margera, në afërsi të Venecias.
Vrasja ka ndodhur rreth orës 20 kur personi i panjohur ka hapur zjarr ndaj tyre nga armë automatike dhe pasi që ka zbrazur tërë fishekët ka ikur nga vendi. /Telegrafi/