Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjakovë

19:17 / 11.03.2013
Një person është vrarë dhe një tjetër është i plagosur nga shkëmbimet me armë zjarri në Moglicë të Gjakovës.

“Efektivet policor menjëherë kanë shkuar në spital dhe kanë konfirmuar rastin se shtetasi i Kosovës Sokol N. nga plagët e marra kishte ndërruar jetë,vdekjen e të cilit e kishin konfirmuar mjekët kujdestar të repartit emergjent. Në spital ndihmë ka kërkuar edhe shtetasi Jozef N.(1993),i cili ishte i lënduar në qafë nga goditja me kondak të automatikut”, thuhet në këtë komunikatë.

Sipas njoftimit policor, rasti kishte ndodhur në fshatin Petërshan.

“Sipas hetimeve te para preliminare dhe deklarimeve të dhëna,rasti kishte ndodhur në një pyll i quajtur “ Lugu i keq” të fshatit Pjetërshan komuna Gjakovë. Aty viktimat( babë e bir) kishin shkuar për të prerë dru, ndërsa personat e dyshimtë kishin shkuar te armatosur me AK 47 dhe personi tjetër i dyshuar ne arrati me një revole. Pas veprimeve që kanë ndërmarrë të dyshimtit ndaj viktimave,ka ardhë deri të përdorimi i armës nga i dyshuari me ç’rast janë plagosur dy persona,njeri nga ata ka ndërruar jetë,ndërsa i lënduari është duke u kuruar në spital”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
17:28 / 19.06.2013
Adrian Gaxha

Të premtën klipi “Kjo Zemër” nga Adriani dhe Floriani

Adrian Gaxha dhe Floriani të premtën do të publikojnë edhe videoklipin e tyre të ri, atë të këngës “Kjo Zemër”.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
16:27 / 19.06.2013
Foto: Arkiv

Çalik merr miliona euro të Kosovës

Kompania turke Çalik Limak Energy që ka privatizuar Distribucionin, ka trashëguar, apo i është dhuruar nga Qeveria e Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.