Filloi gjykimi ndaj të akuzuarve për sulme në Dobrosin

19:38 / 11.03.2013
Në Gjykatën Themelore në Gjilan, trupi gjykues, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, ka nisur procesin gjyqësor ndaj grupit të njohur si “Lëvizja e lirisë” të gjithë të akuzuar për sulmet e ndodhura më 17 maj 2012, 28 qershor dhe 7 tetor 2012 në punktin policor në Dobrosin.

Në bankën e të akuzuarve, sipas aktakuzës që e ka ngritur prokurori i EULEX-it Maurizio Salustro, janë ulur: Valon Jashari, Skender Jashari ,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani, transmeton portali rajonipress.

Kryetari i trupit gjykues Akadeusz Sedek u ka lexuar aktakuzën ndaj të akuzuarve dhe ka kërkuar prej tyre që të deklarohen rreth tyre. Të gjithë të akuzuarit e kanë mohuar veprën dhe thanë se janë të pafajshëm.

”Zoti gjykatës nuk jemi as terrorist dhe as kidnapues dhe nuk kemi vepra penale të mëparshme”, tha ia akuzuari Skënder Jashari.

Avokatët mbrojtës Halit Azemi dhe Shemsedin Piraj nuk janë pajtuar me veprat e akuzës dhe kanë kërkuar që tu ndërpritet paraburgimit të gjithë të akuzuarve.

Aktakuza i ngarkon nëntë të dyshuarit për veprat penale të terrorizmit, organizimi i grupeve terroriste , pjesëmarrja në grupe terroriste dhe mbajtja e paautorizuar e armëve.

Aktakuza saktëson se tek ky grup janë gjetur dëshmi e prova përmes përgjimeve telefonike, fotografi e gjësende tjera që lidhen me aktivitetet e këtij grupi.

Sipas aktakuzës më 17 maj 2012 një postbllok policor në Dobrosin të Bujanocit është gjuajtur me armë zjarri dhe dy sulme tjera më 28 qershor dhe 7 tetor 2012. Përgjegjësia për këto tri sulme është pranuar nga grupi i quajtur si “Lëvizja e lirisë”, përmes tri komunikatave të publikuara në faqe të ndryshme të internetit thuhet në aktakuzë. /Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.