Zbulohet laboratori i falsifikimit të denarëve

11:55 / 16.03.2013
Në Shkup dhe Kumanovë u arrestua një grup falsifikatorësh të valutës vendore denarë. Siç bëhet e ditur, policia e Kumanovës dhe Shkupit zbuluan grupin që në Shkup kishte mini – laboratorin për falsifikimin e parave.

Falsifikuesit posedonin teknikën e posaçme si skaner, kompjuter me performanca të larta si dhe mjete tjera, përmes të cilave po përgatisnin sasi të mëdha të parave të falsifikuara, kryesisht nga 500 denarë me numër të njëjtë serik, transmeton INA.

Policia bëri të ditur se grupi kishte nisur shtypjen e parave nga fillimi i këtij viti.

Në gjykatën themelore në Kumanovë është ngritur kallëzim penal kundër katër personave të moshave prej 24 deri në 39 vjeç për falsifikim parash. Personat e ndaluar janë nga Shkupi, Kumanova dhe Kriva Pallanka. Grupi kishte nisur shpërndarjen e parave në rajonin e Kumanovës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
8:43 / 20.05.2013

Kërkon tre milionë euro shpërblim për menaxhim të KEK-ut

Po kërkojnë të shpërblehen me 3 milionë euro për punën që e bënë në Kosovë para shtatë vitesh. Zyrtarët e kompani...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.