“Banda me kallashnikov”, dënim maksimal pesë shqiptarëve në Greqi

12:23 / 16.03.2013
Vendime të rënda ka dhënë gjykata e Athinës për 5 shqiptarë të arrestuar në tetor të vitit 2011 në Greqi, me akuzën për krijimin e organizatës kriminale, përdhunimit, grabitjes, dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjykata shqiptoi dënimin 25 vjet burg, për çdonjërin nga 5 nga të arrestuarit, i gjashti u shpall i pafajshëm dhe një tjetër është ende në kërkim.

Alexandër Pepa, Ermir Meta, Ervis Meta, Enea Pano e Sokrat Meniko që u arrestuan në tetor 2011 së bashku me një grek, njihen si “banda e grabitësve me kallashnikov” dhe ishin bërë tmerri i banorëve të zonës së Atikës, transmeton BW.

Policia dokumentoi 45 grabitje të armatosura që kishin kryer dhe numëron 14 automjete që ata i kanë vjedhur e përdorur për largimin e tyre. Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve u gjetën 3 armë tip kallashnikov, karrikatorë me fishekë, plumba, predha, një pistoletë, 3 nga makinat e vjedhura, çelësa makinash, sasi të vogla marihuane, shkopinj gome, thika, telefona celularë etj. Policia thotë se ekzistojnë raste, kur ata pasi kanë grabitur, kanë abuzuar seksualisht me femrat që gjendeshin në shtëpi.

Sipas një ndryshimi që pritet të bëhet në kodin penal në Greqi, grabitësit që përdorin armë zjarri do të dënohen me burgim të përjetshëm. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.