Policia sekuestron tetë vetura

17:12 / 16.03.2013
Gjatë një operacioni policor që është realizuar në disa auto sallonet që merren me shitjen e veturave të përdorura, janë sekuestruar tetë vetura, bëhet e ditur nga Policia e Kosovës, e cila sqaron se shtatë prej tyre dyshohet se kanë shmangur pagesën e doganës, ndërsa njëra është falsifikuar.

“Më datë 14 mars 2013, njësiti i Auto Krimeve i cili bashkëvepron në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Auto Krimet rajonale dhe Doganën e Kosovës, ka ndërmarr një operacion për kontrollimin e auto salloneve.

Prej tyre shtatë nga veturat e sekuestruara dyshohet për ikje nga pagesa doganore dhe njëra prej tyre dyshohet si e falsifikuar, për të cilën është hapur rasti policor për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në komunikatë të policisë.

Gjatë këtij operacioni policor janë kontrolluar rreth 300 vetura të llojeve të ndryshme për të cilat po vazhdon procedura e verifikimit. Deri me tani nuk raportohet për persona të arrestuar.

Në këtë operacion policor kanë asistuar edhe njësite tjera patrulluese policore dhe njësitet speciale. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 
 
Magazina
15:18 / 24.05.2013
Atifete Jahjaga

Presidentja feston 20-vjetorin e maturës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaba, është duke u bërë gati që të festojë 20-vjetorin e mbrëmjes s...
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.