Incident i radhës në autobusët urban të Shkupit

21:06 / 16.03.2013
Një incident i rëndë i rrahjes fizike midis të rinjve ka ndodhur në një nga autobusët urban, dje në mbrëmje në Shkup.

Dhjetëra të rinj janë përplasur fizikisht në autobusin numër 50, i cili po lëvizte në destinacionin Qendra Klinike - Hipodrom.

Jozyrtarisht mëson INA se në incident ishin përfshirë të rinj maqedonas dhe shqiptarë, ndërsa MPB nuk ka dashur të komentoj incidentin në baza etnike, duke theksuar se në përleshjen fizike janë përfshirë rreth gjashtë nxënës të shkollës së mesme “Mihajlo Pupin” dhe nxënës të shkollës së mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov”.

Policia ka arritur që të ndalojë tre persona, që ishin përfshirë në rrahjen fizike, ndërsa bëhet e ditur për disa të lënduar. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv
 
 
Magazina
18:24 / 19.06.2013
Iggy Azalea

Iggy Azalea nuk ka operuar prapanicën

Reperja australiane, Iggy Azalea, ka hedhur poshtë spekulimet se ajo ka rritur prapanicën e saj me implante të silikonit.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
16:27 / 19.06.2013
Foto: Arkiv

Çalik merr miliona euro të Kosovës

Kompania turke Çalik Limak Energy që ka privatizuar Distribucionin, ka trashëguar, apo i është dhuruar nga Qeveria e Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.