Arrestohet maniaku vrasës (Video)

21:43 / 17.03.2013
Policia shqiptare informon se mund të jetë afër zbulimit të së vërtetës së zhdukjes së djalit 11-vjeçar të nëndrejtorit të antiterrorit të SHISH, Julian Çelës, që rezulton i zhdukur që prej 30 nëntorit të vitit të shkuar.

Pas arrestimit të një 45-vjeçari, i dyshuar si pedofil, policia mendon se ai është përgjegjës edhe për zhdukjen e minorenit. Nën akuzën e rrëmbimit dhe ngacmimit seksual, policia arrestoi mesditën e sotme Ardian Prrenjasin.

45-vjeçari mbante 10-vjeçarin e rrëmbyer, me dhunë në apartamentin e tij, ndërkohë që në momentin e hyrjes në banesë të policisë është gjetur me thikë në dorë, raporton Top Channel.

Sipas të dhënave paraprake, me 10-vjeçarin e rrëmbyer ai kishte ushtruar dhunë. Fëmija u gjet në një gjendje të rënduar dhe u dërgua në spital.

Prrenjasi rezulton të ketë qenë person me precedentë të mëparshëm penalë, në abuzim me të mitur, por askush nuk e njihte në Laprakë, ku ishte vendosur prej disa muajsh për të banuar me qira.

Ai punonte si shofer në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit në Tiranë. Gjatë marrjes në pyetje, oficerët e policisë kriminale e kanë pyetur edhe për rrëmbimin e Julian Çelës, pasi rezultonte të ishte zhdukur në të njëjtën lagje.

Vetë Prrenjasi e ka pranuar se ka gisht në zhdukjen e 11-vjeçarit, pranon edhe ta ketë vrarë atë, por nuk bën të ditur asnjë të dhënë tjetër për vendin ku mund ta ketë varrosur fëmijën.

Pjesa më e madhe e krerëve të policisë shqiptare ndodhen në komisariatin numër 3, ku ndodhet edhe i arrestuari, i cili po merret në pyetje sistematike deri në momentin, që do të rrëfejë edhe për vendin e mundshëm, ku mund ta ketë vendosur fëmijën, nëse vërtet rezulton ta ketë vrarë atë, ashtu edhe siç pretendohet nga rrëfimi i tij i parë në polici.

Ndryshe, Shekulli shkruan se Gjykata e Tiranës vetëm e ka gjobitur me shumën prej 600 mijë lekësh, Ardian Prrenjasit, i cili akuzohej në vitin 2008 për rrëmbimin e një të mituri tjetër. Kjo ka bërë të mundur lirimin e Arsian Prrenjasit, i cili sot konsiederohet si autor i vrasjes së Julian Çelës, si dhe i rrëmbimit e përdhunimit të një tjetër të mituri. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.