Vjedhin derivate, por përleshen se nuk arrijnë ta ndajnë sasinë

9:38 / 27.03.2013

Policia e Kosovës njoftoi se janë arrestuar katër të dyshuar në Obiliq, punëtorë të sigurimit në një firmë pasi të njëjtit kanë vjedhur një sasi të derivateve në firmën ku punojnë.

Sipas raportit të Policisë, të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth ndarjes së derivateve janë rrahur mes veti.

Gjatë rrahjes, lëndime trupore ka pësuar njëri prej të përfshirëve në këtë rast, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Te të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një revole me gas e tipi Ekol cal.9mm dhe një revole e plastikës. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.