Nga vetura, shtie në drejtim të lokalit

13:47 / 1.04.2013

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar i cili nga vetura Mercedes me targa lokale kishte shtënë një drejtim të një lokali.

 Ngjarja ka ndodhur të dielën në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, Njësiti policor ka ndalur veturën dhe gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar një armë të llojit Zastava me një karikator dhe gjashtë fishek të cal 7.62 mm.

Me autorizim të Prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.