Vidhet kazinoja, arrestohet 25-vjeçarja

22:51 / 1.04.2013

Një vajzë 25-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet për vjedhje të kryer në bashkëpunim.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se e ndaluara është Lediana Lulo me banim në Tiranë, e cila dyshohet se është e përfshirë në vjedhjen e shumës prej 500 mijë lekësh në një kazino në lagjen nr. 4 në Durrës, transmeton Shekulli online.

25-vjeçarja akuzohet se për vjedhjen ka bashkëpunuar me një të ri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe që është ndaluar më herët nga policia. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.