Policia konfiskoi shtatë vetura

16:58 / 18.04.2013

Njësiti i Auto Krimeve i cili bashkëvepron në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Auto Krimet rajonale dhe Doganën e Kosovës, ka ndërmarr një operacion policor për kontrollimin e auto salloneve në rajonin e Ferizajt.

Operacioni policor është realizuar në auto sallonet që merren me shitjen e veturave të përdorura dhe ka rezultuar me sekuestrimin e shtatë (7) veturave, thotë kumtesa e Policisë së Kosovës.

Prej tyre gjashtë (6) nga veturat e sekuestruara dyshohet për ikje nga pagesa doganore dhe njëra (1) prej tyre dyshohet si e falsifikuar, për të cilën është hapur rasti policor për hetime të mëtutjeshme, transmeton Koha.net.

Gjatë këtij operacioni policor janë kontrolluar rreth katërqind e njëzet (420) vetura të llojeve të ndryshme për të cilat po vazhdon procedura e verifikimit, deri tani nuk raportohet për persona të arrestuar.

Në këtë operacion policor kanë asistuar edhe njësite tjera policore. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.