EULEX-i liron dy serbë të akuzuar për krime të luftës

17:05 / 18.04.2013

Një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it i ka liruar dy persona të cilët ishin akuzuar për veprat penale të përdhunimit, si krim i luftës, ndërsa e ka dënuar vetëm njërin prej tyre për posedim të paautorizuar, kontroll, posedim ose përdorim të armëve.

Jovica Dejanovic u shpall i pafajshëm për përdhunim, si krim i luftës dhe për posedim të paautorizuar, kontroll, posedim ose përdorim të armëve.

Djordje Bojkovic u shpall i pafajshëm për përdhunim, si krim i luftës, mirëpo u dënua me burgim në kohëzgjatje prej një vit e gjashtë muaj për posedim të paautorizuar, kontroll, posedim ose përdorim të armëve, thuhet në njoftimin e lëshuar nga EULEX-i.

Dënimi i tij u pezullua me kusht për një periudhë prej dy viteve.

Gjykata i liroi Dejanovic dhe Bojkovic nga akuza për krime të luftës sepse nuk u dëshmua përtej dyshimit të bazuar se të pandehurit i kishin kryer veprat penale për të cilat ata akuzoheshin.

Rasti është ndjekur nga prokurorët special të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.