Pranga shqiptares, e quajtur “zonja e bardhë e kokainës”

9:01 / 23.04.2013

Policia italiane ka vënë në pranga 43 vjeçaren shqiptare Ana Roko, e cila është arrestuar ditën e shtunë duke i dhënë fund kërkimit të saj prej afro tre vitesh.

Roko e njohur si “zonja e bardhë e kokainës”, ishte arrestuar në verën e vitit 2010, por ajo u lirua më pas nga dhomat e paraburgimit. Pak kohë më vonë, gjykata italiane lëshoi një urdhër të dytë arresti, sipas të cilit, 43-vjeçarja duhej të qëndronte në qeli edhe tre vjet e 9 muaj.

Por, pas këtij urdhër arresti, Roko u shpall në kërkim, derisa u arrestua pak ditë më parë nga forcat e policisë italiane, në sajë të operacionit të koduar “Gullit”, raporton BalkanWeb.

“Dama e bardhë e kokainës”, duke e ditur se ishte në kërkim, herë pas here ndërronte banimin e saj, duke mos qëndruar shumë kohë në të njëjtën banesë.

Roko njihej si e përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të shpërndarjes së lëndëve narkotike, konkretisht kokainës. Verën e vitit 2010, 43-vjeçarja u arrestua së bashku me 8 persona të tjerë për akuzën e trafikut ndërkombëtar, ndërkohë që gjatë zbatimit të urdhrit, u sekuestrua edhe pasuria e trafikantëve, që kapte vlerën e 2 milionë eurove.

Ana Roko, në momentin e arrestimit ka tentuar ta hedhë kokainën nga dritarja. Rrjeti i trafikimit, ku ishte e përfshirë Roko, e blinte kokainën në Belgjikë, për ta trafikuar më pas në Spanjë, Shqipëri dhe Itali.

43-vjeçarja tashmë duhet të paguajë edhe shumën prej 26 mijë eurosh, përveç viteve të burgut që duhet të kryejë. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.