Blerta Halimit po i shkelen të drejtat?

10:18 / 24.04.2013

Blerta Halimi, e cila kishte pësuar aksident të rëndë në nëntor të 2011, vazhdon të jetë e shtrirë në shtrat për shkak, siç thuhet, lëndimeve që pësoi në aksident.

Por, shokët e klasës së saj, kanë vendosur të kërkojnë drejtësi për Blerta Halimin dhe u bëjnë apel qytetarëve të Gjilanit, të dalin në protestën që do të mbahet të enjten (25 prill 2013), në ora 12 para gjykatës në Gjilan.

Siç njoftohet, Blerta Halimi në nëntor të vitit 2011 pësoi aksident të rëndë, ku gjendja e saj ende nuk është përmirësuar.

Ajo vazhdon të jetë e shtrirë në shtëpi, në pamundësi që të vazhdoj shkollën. Sipas tyre, personi që ka goditur me veturë Blertën, u dënua nga Gjykata Komunale e Gjilanit me një gjobë prej 200 euro.

Ata thonë se bashkë me gjykatësin falsifikuan dokumentet ku në raport mjekësor shkruhet se Blerta ka pësuar vetëm lëndime të lehta trupore, kurse Blerta tash e sa muaj gjendet e shtrirë në shtrat për shkak të lëndimeve që pësoi në aksident.

Shokët e klasës së Blerta Halimit i bëjnë apel të gjithë qytetarëve të Gjilanit që t’i bashkohen protestës. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.